Në kuadër të “Javës Globale të Parasë”, (20 – 26 Mars 2023), organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, në datën 23 Mars 2023 u mbajt një aktivitet në formën e leksionit të hapur me studentët e vitit të tretë, Bachelor në degën Financë, pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT.
Ky leksion i hapur u realizua me tematikë mbi financat, bankingun qendror dhe tregtar, ku ekspertët e përzgjedhur nga bankat ndanë eksperiencën dhe njohuritë e tyre në lidhje me këtë fushë.
Prezantimi u bë nga Znj. Elona Bollano, Menaxhere e Departamentit të Përputhshmërisë së Kapitalit pranë Bankës Kombëtare Tregtare.