Në kuadër të shumë aktiviteteve të Panairit të Punës, Fakulteti i Ekonomisë organizoi workshop-in “Ndërtimi i një profili Linkedin. Rëndësia e imazhit” me studentët e FE-së dhe prezencën e znj. Anisa Keri, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe Jurgen Gorenca, Menaxher Marketingu pranë Tirana Bank.
Ky workshop ndihmoi studentët për të kuptuar rëndësinë e profilit të Linkedin për të ndërtuar dhe ndërvepruar me kompanitë dhe për të krijuar imazhin e tyre si profesionistë.
Gjatë prezantimit dhe bashkëbisedimit me studentët, të ftuarit ndanë me ta rëndësinë e strukturimit dhe transmetimit të mesazhit në mënyrë profesionale për punëdhënësit e ardhshëm.