Kursi intensiv katër ditor do të fokusohet në zhvillimet e reja në fushën e luftimit dhe flukset e paligjshme financiare.

Më konkretisht për trajtimin e fushave:

- Pastrimi i parave;
- Financimi i terrorizmit;
- Transaksionet e dyshimta;
- Evazioni i taksave;
- Kompanitë offshore, 
- Kriptovalutat;
- Hetimet dhe asetet;
- Rimëkëmbjen në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Profesorë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti St. Kirili dhe Metodi i Shkupit, të ftuar nga Drejtoritë e Përgjithshme të Inteligjencës Financiare tëShqipërisë dhe Serbisë, praktikuesit më të mirë nga sektorët privatë financiarë dhe sistemi gjyqësordo të prezantojnë dhe diskutojnë lidhjen e flukseve të paligjshme financiare.

📌 Të gjitha seancat do të mbahen në gjuhën angleze.

Shkolla verore është e hapur për 20 studentë nga Fakultetii Drejtësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.

Shkolla verore do të zhvillohet në Durrës, në datat 15-18 maj 2023 dhe të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.

Aplikimi do të bëhet online në linkun: https://forms.gle/4K14kRYH1jR8cJoV7

Afati i aplikimit:2 maj 2023.

Copyright © 2026 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.