Gjatë aktivitetit u prezantua dhe u diskutua mbi mjedisin dhe ndryshimet mjedisore, duke vënë theksin jo vetëm te sfidat mjedisore, por veçanërisht te mundësitë që rrjedhin nga ato.
Z. Dorian Pashaj, Drejtues i Njësisë së Menaxhimit të Mjedisit pranë ProCredit Bank, në prezantimin e tij vuri theksin mbi rëndësinë e rritjes së investimeve në energjinë diellore, ndërmarrjen e masave nga individët dhe bizneset për investimet në efiçiencën e energjisë.
Për më tepër, dy prej studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, të cilët zhvillojnë lëndën “Ekonomiksi i Mjedisit” ndanë me pjesëmarrësit prezantimet e tyre mbi ndryshimet klimatike dhe ekonominë qarkulluese.
Në përfundim të aktivitetit, të ftuarit dhe studentët i’u bashkuan koktejlit ku diskutuan dhe shprehen idetë e tyre. Studentët e gjetën me rëndësi pjesëmarrjen e tyre në këtë organizim jo vetëm ndërgjegjësues mbi sfidat aktuale të mjedisit me të cilat përballet bota sot dhe mundësitë për një glob më të gjelbër, por edhe ndarës njohurish mbi mundësitë praktike për t’u përfshirë në tregun e punës, duke bërë bashkë sektorin bankar dhe atë mjedisor.