Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve se duhet të kryejnë pagesën e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2022-2023 dhe mandat pagesat duhet të dorëzohen pranë Degës së Shërbimeve, përballë A204, brenda datës 15 Maj 2023.
Bashkëngjitur do të gjeni mandatet e tarifave të shkollimit, të cilat mund të printohen dhe pasi të plotësohen të dhënat nga vetë studenti (dega dhe viti i studimit), me mandatin e printuar dhe të plotësuar mund të paraqiteni në çdo bankë të nivelit të dytë ose pranë Postës Shqiptare për të kryer pagesën e tarifës së shkollimit.
Bachelor
Tarifë shkollimi vjetore, bachelor, programi i parë
Tarifë shkollimi vjetore, bachelor, programi i dytë
Tarifë shkollimi, bachelor e reduktuar 50%
Master i Shkencave
Tarifë shkollimi vjetore, master i shkencave, programi i parë
Tarifë shkollimi vjetore, master i shkencave, programi i dytë
Tarifë shkollimi e reduktuar me 50%, master i shkencave, programi i parë
Master Profesional
Tarifë shkollimi vjetore, master profesional 90 kredite, programi i parë
Tarifë shkollimi vjetore, master profesional 90 kredite, programi i dytë
Tarifë shkollimi e reduktuar me 50%, master profesional 90 kredite, programi i parë
Tarifë shkollimi vjetore, master profesional 120 kredite, programi i parë
Tarifë shkollimi vjetore, master profesional 120 kredite, programi i dytë
Tarifë shkollimi e reduktuar me 50%, master profesional 120 kredite, programi i parë