aktiviteti_me_banken_boterore.JPG

Departamenti i Financës, Fakulteti i Ekonomisë, në bashkëpunim me zyrën e Bankës Botërore në Shqipëri organizuan më datë 4 maj 2023, leksionin e hapur me tematikë “Rritja ekonomike afatgjatë dhe nevoja e një modeli të ri ekonomik”. Ky aktivitet vjen si vazhdim i traditës së bashkëpunimit mes Fakultetit të Ekonomisë dhe zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, në kuadër të publikimit të dy raporteve të reja për Ballkanin Perëndimor dhe Rajonin e Evropës.

Raportet dhe gjetjet për Shqipërinë u prezantuan nga Z. Ivailo Izvorski, Kryeekonomist për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore të Bankës Botërore. Gjatë 25 viteve të fundit, ai ka punuar në pozicione teknike dhe menaxheriale në vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore, Azisë Lindore dhe Paqësorit, dhe Afrikës në Bankën Botërore, Institutin e Financave Ndërkombëtare dhe FMN. Ivailo ka doktoraturë në Ekonomi nga Universiteti i Yale.

Aktiviteti u shoqërua me pyetje dhe diskutime të shumta nga studentët e degës së Financës, pedagogë dhe ekspertë të fushës.

Bashkëngjitur gjeni foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.