Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Yildiz, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
Mobiliteti do të kryhet në periudhat:
12 qershor - 16 qershor 2023 ose 10 korrik - 14 korrik 2023
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Kohëzgjatja:
- 5 + 2 ditë;
Fushat e mësimdhënies:
- Ekonomiks;
Afati për aplikim: 19 Maj 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Teknik Yildiz, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023