Rrjeti #TASA, përbëhet nga 29 partnerë nga të gjitha 16 vendet anëtare të rrjetit CEEPUS, dhe synon të zgjerojë njohuritë akademike dhe t'i aplikojë ato në praktikat e biznesit në rajonin CEEPUS, duke promovuar lëvizshmërinë e studentëve, mbikëqyrjen e përbashkët të temave të diplomave në Master dhe Doktoraturë si dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të masterit. Plani i lëvizshmërisë përfshin lëvizshmërinë e studentëve (1-10 muaj) dhe stafit akademik (1-3 muaj), praktika profesionale dhe kurse të gjuhës.
Koordinator i këtij rrjeti është Universiteti i Mariborit, Slloveni. Universiteti i Tiranës përfaqësohet nga Departamenti Marketing-Turizëm në FEUT. Takimi i parë u mbajt me datë 19 Prill 2023 ku partnerët e #TASA janë të përkushtuar për të krijuar një mjedis bashkëpunues për arritjen e objektivave të rrjetit.
#TASA gjithashtu planifikon të bashkëpunojë me programe të tjera, si Erasmus + dhe konferenca ndërkombëtare shkencore, për të krijuar më shumë mundësi për studentët dhe stafin e tyre.