takimi_i_Dekanit_me_doktorantet.jpeg

Ditën e hënë, datë 05.06.2023, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule priti në një takim pedagogë efektivë të FE, njëkohësisht studentë në ciklin e tretë të studimeve (doktoratë në ekonomi), të cilët në kuadër të programit Erasmus+ fituan bursa mobiliteti tre mujore për kërkim në Universitetin e Poitiers, Francë.

Dekani theksoi që kualifikimi i pedagogëve të rinj është një detyrë jo thjesht individuale, por prioritet i institucionit. Vitin e kaluar 47 pedagogët efektivë të punësuar rishtazi u trajnuan në një kurs të thelluar për formim pedagogjik. Në vazhdim, nëpërmjet programit Erasmus+ secilit po i ofrohet mundësia që të ketë kontakte dhe të ndajë eksperienca me kolegë nga universitetet e huaja partnere (11 pedagogë efektivë njëkohësisht doktorantë të FEUT u angazhuan në kërkim në universitetin Linnaeus, Suedi; tani 9 pedagogë fillojnë programin me universitetin e Poitiers).

Dekani iu solli në vëmendje doktorantëve të rinj që puna për formimin profesional të pedagogut nuk ndalet asnjëherë dhe që institucioni do të vazhdojë të krijojë mundësi për të gjithë si pjesë e strategjisë për zhvillim të burimeve njerëzore.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.