1.jpeg

Prof. Eveline Lande, Honoris Causa e Universitetit të Tiranës, Drejtuese e Projektit Erasmus+ së bashku me tre kolegë të Universitetit Poitiers Francë, zhvilluan një takim me doktorantët pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë, që do të zhvillojnë një semestër kërkimi në Francë. Në takim gjithashtu morën pjesë Prof. Sherif Bundo, koordinator i projektit me Universitetin Poitiers dhe Prof. Mimoza Kasimati, Zv.Dekane për Gradat dhe Titujt.
Së bashku me kolegët francezë, u komentuan dhe ndanë eksperienca për probleme që doktorantët hasin gjatë kërkimit në terma të Burimit të të Dhënave, mundësisë për të bërë kërkim/pasur mentorim në nivel ndërkombëtar, përfshirjes së aktorëve të ndryshëm të interesuar për produktet e kërkimit (industri, pushtet vendor, etj),  publikimin e kërkimit, etj.
Takimi shërbeu për ndërtimin e bazave, koordinim efektiv të mobilitetit të pedagogëve doktorantë që fillon në Shtator 2023, si dhe diskutimin e mundësive për të shtuar llojin e  nivelin e këmbimeve doktorale. 

Bashkëngjitur gjeni foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.