1.jpeg

Ditën e Hënë, më 12 Qershor 2023 u zhvillua takimi midis përfaqësuesve të Fakultetit të Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në lidhje me Reformën e Taksës së Pasurisë.

Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin Dekani I Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj, anëtarë të dekanatit, pedagogë dhe studentë.

Prof. Dr. Dhori Kule në fjalën e tij falënderoi znj. Ibrahimaj lidhur me kërkesën për konsultimin me grupet ekspertë të pedagogëve mbi reformën e rëndësishme që është ndërmarrë. Diskutimi u përqëndrua tek idetë dhe sugjerimet që u dhanë për përmirësimin e Reformës së Taksës së Pasurisë dhe nxitjen e dëgjesave për hartimin e ligjeve dhe reformave me rëndësi për ekonominë.

Ministrja, Znj. Delina Ibrahimaj, falënderoi pedagogët dhe studentët që ishin prezentë për idetë dhe mendimet e tyre. Gjithashtu ajo la të hapur nevojën për takime të tjera në vazhdimësi, në kuadër edhe të marrëdhënies ndërinstitucionale.

Në mbyllje të takimit u ra dakord për ngritjen e nje grupi pune për vazhdimësinë e diskutimit të projektligjit.

 Foto nga takimi

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.