Banka e Shqipërisë ka hapur konkursin “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë 2023”. 

Në këtë konkurs ftohen të gjithë studentët shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës Tetor 2022 – Tetor 2023, të konkurojnë me temat e tyre të diplomës mbi çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.

Përzgjedhja e tre temave fituese do të bëhet nga një komision i posaçëm shkencor i ngritur pranë Bankës së Shqipërisë. 

Afati i fundit i dorëzimit të temave është data 31 Tetor 2023.

Për më shumë informacion referohuni linkut: Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2023 (bankofalbania.org) 

 

 Universiteti i Tiranës ju uron suksese!
 
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.