2_2.jpeg

Gjatë javës së kaluar, studentët e programeve Master Administrim Biznes realizuan vizita studimore pranë Bankës Kombëtare Tregtare dhe LUFRA. Këto vizita iu shërbyen studentëve të kuptojnë se si funksionon një kompani në praktikë, të mësojnë për rolet dhe përgjegjësitë e ndryshme të punonjësve, si dhe të krijojnë njohuri të reja që do t’u ndihmojnë atyre të rriten profesionalisht në të ardhmen.  

Gjatë vizitave ato patën mundësinë për të vizituar departamentet e ndryshme të kompanive, të takohen me punonjësit dhe drejtuesit për të biseduar me ta rreth detyrave, sfidave që hasin në punën e tyre të përditshme, mundësive të punësimit dhe internship-ve që ato ofrojnë. Gjithshtu studentët eksploruan ambientet moderne të punës, si dhe morën një panoramë të gjithanshme të kulturës së punës dhe vlerave të kompanive.  

Këto vizita studimore të vazhdueshme janë të rëndësishme pasi inkurajojnë studentët të eksplorojnë fushat e ndryshme të interesit, si dhe të mund të marrin një vendim të informuar për zhvillimin e tyre profesional të karrierës.  

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.