1.JPG

Zhvillohet ceremonia e ndarjes së diplomave të dyfishta të Universitetit të Torinos për studentët e MPFKA dhe MPTIMPB

Ditën e Hënë, datë 10.07.2023 në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua ceremonia e ndarjes së diplomave të dyfishta të Universitetit të Torinos për studentët e Masterit Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim dhe Master Profesional në Teknologji Informacioni dhe Menaxhim i Proceseve të Biznesit, të cilët u angazhuan në këto programe studimi.

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ka nisur herët procesin e ndërkombëtarizimit. Pjesë e rëndësishme e këtij procesi ka qenë dhe themelimi i dy programeve të studimit: MPFKA dhe MPTIMPB në vitin akademik 2015-2016, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Torinos, me ndërmjetësimin e Deloitte, ku studentët e angazhuar në këto programe kanë të drejtën të pajisen me diplomën dyfishe: Diplomë Master nga Universiteti i Torinos.

Të pranishëm në ceremoni ishin Dekani i FEUT, Prof.Dr. Dhori Kule, Përgjegjësit e departamenteve përgjegjës për këto programe studimi, pedagogë të FE dhe studentët. Dekani Kule i përgëzoi studentët për angazhimin e tyre, si dhe e konsideroi këtë diplomë me vlerë për qasjen e tyre në tregun e punës. 

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.