Departamenti Marketing-Turizëm, FEUT., me inkurajimin e vazhdueshëm të Dekanit të FEUT., Prof. Dr. Dhori Kule organizoi në datat 20-21 Korrik 2023 trajnim për kërkimin shkencor nga Prof. Giampaolo Viglia i cili është pjesë e Departamentit të Marketingut në Universitetin e Portsmouth në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky trajnim është në vazhdën e trajnimeve të realizuara në departamentin Marketing-Turizëm, FEUT., me qëllim rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor dhe nxitjen e personelit akademik për publikimin në revista me faktor të lartë impakti të realizuara nga profesorë shumë të njohur dhe të vlerësuar në arenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor: Profesor Cleopatra Veloutsou, Profesor Aulona Ulqinaku dhe Profesor Giampaolo Viglia,.
7- 8 Janar 2023 - Prof. Cleopatra Veloutsou, kërkuese shkencore në Universitetin e Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar, drejtuese dhe redaktore e revistës prestigjoze shkencore “Journal of Product and Brand Management” botuar nga Emerald dhe redaktore e asociuar e revistës “Journal of Business Research” botuar nga Elsevier, si dhe Drejtuese e njësisë së kërkimeve të Marketingut në Institutin e Edukimit dhe Kërkimit në Athinë, me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në kërkimin shkencor në marketing.
1-2 Prill 2023 - Prof. Assoc. Aulona Ulqinaku, shqiptarja shumë e suksesshme që na bën krenarë si vend që prej vitesh është pjesë e Departamentit të Marketingut në Shkollën e Biznesit të Universitetit të Leeds. Prof. Assoc. Ajo mbulon rolin e Redaktores rajonale për Europën në revistën shkencore ndërkombëtare "Psychology & Marketing" dhe është pjesë e bordit drejtues të revistës shkencore "Annals of Tourism Research".
20-21 Korrik 2023 - Prof. Giampaolo Viglia është drejtues dhe redaktor i revistës shkencore shumë të njohur “Psychology & Marketing” e cila është e indeksuar në Scopus dhe ka faktor impakti 7.9 si dhe dhe redaktor i asociuar i revistave shkencore “Annals of Tourism Research” dhe “Journal of Business Research”. Ai ka publikuar dhe ka vlerësuar artikuj për revistat shkencore më të njohura të tilla si “Journal of the Academy of Marketing Science”, “Journal of Retailing, “International Journal of Research in Marketing”, “Journal of Product Innovation Management” dhe “Journal of Service Research”.