Ditën e Hënë, dt. 28.08.2023, në Fakultetin e Ekonomisë u zhvillua një konferencë për shtyp në lidhje me regjistrimin e aplikantëve fitues për të ndjekur studimet në FE, Maturantët që janë ende në pritje dhe situatën në përgjithësi.
Të pranishëm në takimin me median ishin Dekani, komisionet e pranimeve, komisioni ekspert i Informatikës dhe zv.Dekanët e Fakultetit të Ekonomisë.
Dekani i FE, Prof. Dr. Dhori Kule gjatë fjalës së tij informoi se në Fakultetin e Ekonomisë ka patur rreth 15700 aplikime dhe rreth 8599 aplikantë për të ndjekur studimet Bachelor, të cilët përbëjnë 43% të aplikantëve gjithsej në Shqipëri.
Duke falenderuar të gjithë aplikantët dhe prindërit e tyre për besimin dhe vlerësimin e treguar ndaj Fakultetit të Ekonomisë, Dekani iu drejtua Maturantëve që ndodhen ende në listat e pritjes që të mos nxitohen, por të jenë të kujdesshëm duke pritur fazat 48 - orëshe pasi edhe nëse të gjithë aplikantët fitues regjistrohen, jane dhe 291 vende të lira.
Gjithashtu, Prof.Dhori Kule përmendi ndër të tjera që Fakulteti Ekonomisë ka një staf të kualifikuar pedagogësh duke numëruar 175 pedagogë nga të cilët 74 pedagogë janë të kategorisë profesorë ( 29 profesorë dhe 45 të asociuar), 51 doktorë dhe 50 me master të cilët janë në proces doktorature.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë shtoi se ajo çka e bën akoma më atraktive studimin tek ne është fakti se Fakulteti është i përfshirë që nga viti 1992, 1993 në projekte ndërkombëtare, projekte të ndryshme Erasmus nga të cilët shkojnë rreth 50 studentë çdo vit ku ndjekin studimet në Universitetet Europiane.
Për të pestin vit radhazi në Fakultetin e Ekonomisë zhvillohet mësimi në gjuhën angleze për të paktën një grup leksioni në secilën degë. Për këtë arsye ftojmë aplikantët fitues që do të regjistrohen që të zgjedhin në momentin e regjistrimit nëse duan ta zhvillojnë mësimin në gjuhën angleze.
Për më tepër mund të ndiqni në linqet më poshtë lajmin e publikuar në media: