5.jpeg

Ditën e Hënë, datë 04.09.2023, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, zhvilluan një takim me stafin e Fakultetit të Ekonomisë, UT, me rastin e rifillimit të punës në prag të nisjes së Vitit Akademik 2023-2024.

Gjatë fjalës së tij pëshëndetëse, Dekani i uroj një vit të mbarë stafit dhe shprehu sërish bindjen se Fakulteti i Ekonomisë do të vazhdojë të ofrojë nivel të lartë të përgjegjësisë në realizimin e misionit të përgatitjes së specialistëve sipas nevojave të tregut. Dekani porositi stafin për kujdes në respektimin e Rregullores së Universitetit të Tiranës, për mbarëvajtjen e provimeve duke qënë se jemi në periudhën e sezonit të Vjeshtës. U njoftua se rregjistrimet e maturantëve në Fakultetin e Ekonomisë kanë një ecuri më të mirë se vitet e kaluara.

Prof. Dr. Dhori Kule, theksoj faktin se 48 pedagogët e brendshëm që ndjekin studimet e Doktoraturës janë në vitin e përmbylljes së disertacionit dhe porositi udhëheqësit që të realizojnë punime cilësore. Avantazhi është se doktorantët janë pjesë e aplikantëve në projektet e fituara dhe po ndihmojnë dhe ndikojnë pozitivisht në realizimin e tyre. Ndër të tjera u përmendën edhe Doktorantët e Informatikës Ekonomike të cilët kanë kryer një periudhë specializimi në Suedi, po kështu edhe fakti që 12 pedagogë nga Fakulteti i Ekonomisë kanë aplikuar dhe fituar për të bërë 3 muaj doktoraturën, në Francë.

Fjalën përshëndetëse e mbajti edhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha i cili uroj një vit të ri akademik akoma dhe më të suksesshëm se viti që lam pas. Prof. Dr. Artan Hoxha, nënvizoi rolin dhe peshën e FE në UT, si një nga fakultetet më të mira të botës universitare që dallohet për cilësi e përgjegjësi në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Prof. Dr. Artan Hoxha, theksoj se është shtuar numri i të projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare të fituara nga UT, me një numër të lartë studentësh dhe pedagogësh të përfshirë duke dhënë kështu një kontribut mjaft të madh. Fakulteti i Ekonomisë mbetet fakulteti lider për kërkimin shkencor.

 

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.