Të dashur Maturantë!

Pasi të mbyllen regjistrimet e raundit të dytë në datën 03 Tetor, në Fakultetin e Ekonomisë do të ketë ende kuota të lira.

Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 10, dt. 10. 07. 2023 që mbështetet në Udhëzimin e MAS Nr. 12, dt. 30.06.2023:

Në datat 04-05 Tetor, ora 09:00-16:00, maturantët që janë pjesë  e portalit U-Albania të cilët rezultojnë të pa regjistruar në asnjë  program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në një nga degët me kuota të lira në Fakultetin e Ekonomisë.

Kandidatët duhet të marrin me vete diplomën/certifikatën e shkollës së mesme të shkarkuar nga portali e-albania ose dokumentin origjinal. Formulari i kërkesës i vendoset në dispozicion aplikantit kur paraqitet pranë posteve të regjistrimit në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, pranë zyrës së informacionit.

Në datën 08 Tetor do të shpallen listat me renditjen e plotë të aplikantëve. Në datat 08 - 09 Tetor, ora 09:00-16:00, do të kryhet regjistrimi i aplikantëve fitues në Fakultetin e Ekonomisë, në sekretarinë mësimore kati i parë.

Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë

Për më tepër informacion klikoni udhëzimin këtu:

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.