G_1.png

 Dekani i Fakultetit të Ekonomisë të UT-së, Prof. Dr. Dhori Kule, bashkë me anëtarë të Dekantit dhe pedagogë të tjerë, priti në një ceremoni të veçantë pedagogun e fakultetit Dr. Gentjan Shaqiri, i cili u shpall Nënkampion Europe në 3FIA Central European Zone (CEZ) - Hill Climb Championship 2023.

Genti zuri vendin e dytë në St. Agatha – Austria, në kategorinë më të lartë të kësaj disipline, D-E2-SS. Pedagogu ynë Kampion, është piloti i parë shqiptar që garon me makinën e tij Renault Tatus FR2000 dhe arrin të shpallet nënkampion në një kampionat të FIA-s (Federates Ndërkombëtare të Automobilizmit). Duke i uruar pedagogut tonë suksese në kampionatet në vazhdim, Profesor Kule i dorëzoi Dr. Gentit "Çertifikatën" e dedikuar në shenjë mirënjohjeje, duke i shprehur mbështetjen dhe falenderimet në emër të gjithë studentëve dhe stafit të Fakultetit të Ekonomisë.

Foto nga aktiviteti

Klikoni për më tepër: (19) Video | Facebook

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.