Foto_6.jpeg

Datë 02.10.2023 u zhvilluan takimet me studentët e vitit të parë të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Anëtarë të Dekanatit dhe pedagogë të FE zhvilluan takimet përkatëse në orën 09:00 me studentët.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, i uroi studentëve mirëseardhjen, suksese në studimet e tyre universitare dhe i siguroi se kanë bërë zgjedhjen e duhur për të ndjekur studimet e tyre në FE ku do të gjejnë një staf të përgatitur dhe përkushtuar gjatë gjithë viteve të tyre të studimit. Gjithashtu, Dekani I Fakultetit të Ekonomisë, I bëri me dije studentët për mundësinë që ofron fakulteti, për zhvillimin e mësimit në gjuhën angleze. Ai I këshilloi studentët të cilët janë njohës të mirë të gjuhës angleze, ta shfrytëzojnë këtë mundësi pasi krijon lehtësira për lëvizjen nëpër universitete të ndryshme në kuadërin e projekteve të ndryshme.

Gjatë prezantimit, Dekani shtoi që për çdo problematikë që do t’ju shfaqet gjatë kohës së studimeve keni gatishmërinë maksimale të drejtuesëve dhe strukturave të zgjedhura studentore, të cilët janë shumë aktiv për të plotësuar kërkësat tuaja.

Përgjegjësit e Departamenteve dhe Pedagogët e tjerë prezantuan informacione të përgjithshme mbi FE, strukturat përkatëse, departamentet, programet e studimit, mundësinë e mësimit në gjuhën angleze, etj. FE i uron studentëve të të gjitha viteve të studimit, suksese në vitin akademik 2023-2024.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.