Feut_111.png

Në datën 02.10.2023, Fakulteti i Ekonomisë hapi auditoret e tij për të mirëpritur të gjithë studentët të cilët zgjodhën të vazhdonin studimet në Fakultetin tonë.

Rektori, Dekanët e UT dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj.Ogerta Manastirliu uruan të gjithë studentët për këtë Vit të Ri akademik, më anë të një takimi me studentët e vitit të parë të Fakultetit të Ekonomisë, që u mbajt në Sallën ‘Liria’, në Qytetin e Studentit.

Prof. Dr. Dhori Kule, falenderoi studentët dhe familjarët e tyre në marrjen e vendimit për të qënë pjesë e Fakultetit të Ekonomisë.

Ai tha se ky është vendimi i duhur për të ardhmen e tyre pasi është një nga diplomat më të vlefshme për të ardhmen e tyre.

Dekani, Prof. Dr. Dhori Kule, falenderoi dhe shprehu mirënjohje strukturave akademike dhe administrative që me përgjegjësi dhe përkushtim kanë marrë të gjitha masat për të garantuar proçes mësimor cilësor. Mësuesi është aktori kryesor për garantimin e cilësisë, e si rrjedhojë dhe çelësi i suksesit në fushën e arsimit. Fakulteti ynë ka një staf pedagogësh mjaft të kualifikuar me tituj e grada shkencore, si dhe është një fakultet që dallohet për pjesëmarrjen e tij në projekte të ndryshme dhe kërkime shkencore.

Gjithashtu, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, i bëri me dije studentët për mundësinë që ofron fakulteti, për zhvillimin e mësimit në gjuhën angleze. Ai i këshilloi studentët të cilët janë njohës të mirë të gjuhës angleze, ta shfrytëzojnë këtë mundësi pasi krijon lehtësira për lëvizjen nëpër universitete të ndryshme në kuadrin e projekteve të ndryshme ndërkombëtare.

Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, e hapi fjalën e tij me një falenderim për Dekanin Prof. Dr. Dhori Kule për organizimin e aktivitetit. Rektori uroj 3381 studentët e rregjistruar në Universitetin e Tiranës, i cili është më i rëndësishmi dhe më i kuotuari në rang vendi dhe ndërkombëtar.

Gjithashtu, Rektori falenderoi dhe Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu si një ministre e re në fushën e arsimit dhe shprehu rëndësinë e bashkëpunimeve të mëtejshme midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Universitetit të Tiranës.

Fakulteti i Ekonomisë është një fakultet i cili ecën shpejt me plotësimin e kuotave nga insistimi I lartë I studentëve për të qënë pjesë e tij, dhe këtu gjej rastin të falenderojë jo vetëm studentët tonë por dhe të gjithë studentët e UT, u shpeh Rektori.

Një tjetër arritje në kuadër të rankimit në nivel botëror vlerësohet fakti I prezencës sëë institucioneve të arsimit shqipëtar në këto rankime në 5 vitet e fundit. Në 2 vitet e fundit UT është rankuar në të gjitha rankimet e rëndësishme ndërkombëtare. Sidomos në rankimin kombëtarë UT është në vend të parë me diferenca të mëdha në raport me institucionet e tjera të arsimit të lartë.

E ftuar në këtë takim ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Ogerta Manastirliu. Ajo falenderoi Dekanin Prof. Dr. Dhori Kule, Rektorin Prof. Dr. Artan Hoxha, për ftesën për çeljen e vitit të ri Akademik 2023-2024.

Rreth 1200 studentë u ulen në për herë të parë në auditoret e FEUT, të cilëve znj.Manastirliu i uroj suksese dhe shprehu se janë fitues në një prej Fakulteteve më kualitative.

Ministrja Manastirliu tha se do të vazhdojë mbështetja me bursa për studentët e ekselencës dhe programet prioritare që ka përcaktuar qeveria si dhe orientimi i të rinjve drejt profileve ku ka më shumë nevojë tregu. Një nga sfidat e përbashkëta është edhe zhvillimi I strategjive të përbashkëta për programet e arsimit të lartë dhe rritja e mëtejshme e investimeve dhe fondeve për kërkimin shkencor.

Ministrja foli për Dokumentin Strategjik për Arsimin e Lartë, mbi të cilin do të mbështeten politikat orientuese për arsimin e lartë shqiptar në vijim, të cilat duhet të jenë politika afatgjata dhe profilizimin e universiteteve shqiptare, duke iu referuar kërkesave të kohës dhe të tregut të punës, për të përgatitur profesionistë në fusha ku ka më shumë nevojë tregu.

Ne jemi sot në një moment të rëndësishëm ku besoj se nëse do të bënim një bilanc të punëve të bëra, të angazhimeve të ndërmarra me të gjithë partnerët brenda vendit por edhe me ato ndërkombëtar, mund të them që kemi bërë hapa vërtetë të rëndësishëm dhe gurët e themelit tashme janë vendosur.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.