Data Provimesh për Studentët e Vitit të fundit të Studimeve, 06-13 Tetor!

Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura nga studentët e vitit të fundit të studimeve, të përcjella zyrtarisht nga ana e studentit senator të FE, do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti për dy ciklet e studimeve, Bachelor dhe Master.

Për nivelin Bachelor, provimet do të zhvillohen në datat 6, 9, 10, 11 Tetor për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti që kanë deri në 3 (tre) provime gjithsej ende të pashlyera.

Për nivelin Master, provimet do të zhvillohen në datat 11, 12 dhe 13 Tetor, për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti që kanë deri në 2 (dy) provime gjithsej ende të pashlyera.

Për pjesëmarrjen në provimet e datave 06-13 Tetor është i detyrueshëm regjistrimi paraprak në linqet e mëposhtëm!

Ju lutemi, plotësoni me kujdes fushat e kërkuara! Regjistrimi kryhet vetëm një herë.

 

Afati për regjistrimin në provime është deri ditën e Enjte, datë 5 Tetor 2023,.

Klikoni për të regjistruar provimet:

Regjistrim për provimet e datave 6, 9, 10, 11 Tetor 2023, Bachelor

Regjistrim për provimet e datave 11, 12, 13 Tetor 2023, Master

 

Oraret dhe sallat do të publikohen një ditë përpara çdo provimi.

Mbrojtja e diplomave për Bachelor do të zhvillohet në datën 16 Tetor 2023.

Mbrojtja e diplomave për Master do të zhvillohet në datën 18 Tetor 2023.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.