Panairi Karta e Studentit, u zhvillua sot në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.
Biznese të ndryshme prezantuan në stendat e tyre, shërbimet dhe ofertat që përfitojnë studentët me anë të kartës së studentit. Fjalën hapëse të aktivitetit e mbajti zv. Dekani Dr. Martin Sereqi, i cili shprehu rëndësinë e këtij aktiviteti për arsye se studentët mund të marrin eksperiencë, informacion dhe njohuri të tjera në mundësi për rritjen e kapacitetit dhe jetës së tyre studentore.
Drejtoresha e Agjensisë së Rinisë Znj. Hamzaj u shpreh se janë 2500 subjekte, publike dhe private, të cilët ofrojnë shërbime me tarifa të reduktuara tek Karta e Studentit, ndaj pajisja me kartë është një mundësi mjaft e mirë për çdo student.
Zv. Kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Andi Seferi shprehu kënaqësinë që ndodhej në këtë ambient universitar i rrethuar me studentë. Ai cilësoi se Karta e Studentit është një nga punët e mira që Bashkia e Tiranës ka bërë për prioritetet që ofron.
Zv. Dekane, Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami, u shpreh se Fakulteti ka në fokus mbështetjen e studentëve gjatë studimeve dhe në çdo hap të karrierës së tyre dhe gjithmonë bashkëpunon me institucione në funksion të këtij objektivi.