Më 12.10.2023, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Të pranishëm në këtë event nga Fakulteti i Ekonomisë ishin, Dekani, Prof. Dr. Dhori Kule, dekanati, pedagogë, studentë. Drejtoria e Përgjithshme e DPSHTRR, u përfaqësua nga z.Blendi Gonxhja.
Në fjalën e tij, Prof. Dr. Dhori Kule, shprehu rëndësinë e formalizimit të këtij bashkëpunimi, i cili ka në fokus studentët, pasi i ofrohen mundësi mjaft të mira për Intership-e, mundësi punësimi etj. Një bashkëpunim tjetër me interes do të jetë fusha e kërkimit, bashkëpunimi me stafet akademike për problematika të ndryshme që do të ketë DSHPTRR, në linjën e konsolidimit.
Drejtori i Përgjithshëm, z.Blendi Gonxhja bëri një prezantim të përgjithshëm se çfarë është DPSHTRR ku përmendi dhe disa projekte konkrete.DSHPTRR është një shtëpi e madhe në dukje e pasionit për rrota por brenda ka shumë elementë që ju përfshijnë dhe ne presim krahë hapur të bashkëveprojmë në projekte, u shpreh z.Gonxhja.
Të dy palët shprehën bindjen që formalizimi i kësaj marrëveshje do të sjelli punë të mira si me stafin ashtu edhe me studentët.