labkbilanc.png

 

Në datë 18.10.2023 u inagurua laboratori më i ri në FEUT, i financuar pjesërisht nga Bilanc sh.p.k dhe Fakulteti i Ekonomisë duke sjellë një qasje të vazhduar në përmirësimin e infrastrukturës TIK e cila ka rritur ndjeshëm cilësinë e procesit mësimor për studentët tanë.

 Pjesëmarrës në ceremoninë e inagurimit ishin drejtues të Fakultetit të Ekonomisë të përfshirë në projekt, përfaqësues të biznesit, staf akademik, studentë dhe alumni. Gjatë aktivitetit mbajtën fjalë përshëndetëse:

  • Z. Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, falenderoi kompaninë Bilanc shpk. e cila me llogjikën dhe sjelljen që kanë kompanitë sipërmarrëse në vendin tonë, kanë kuptuar në keto njëzet vite eksperiencë që bashkëpunimi me botën akademike përcjell më mirë imazhin dhe dijen praktike që duam të promovojmë. Këtu është edhe interesi reciprok i yni për të pregatitur specialist të aftë që sapo të kenë mbaruar të dy ciklet akademike të dalin direkt në tregun e punës në specialitetin që do të ushtrojnë. Ai falenderoi gjithashtu Prof. Dr. Ingrid Shulin, përgjegjëse e Departamentit të Kontabilitetit, e cila ka ndjekur hap pas hapi krijimin e këtij laboratori që do të sjell një impakt pozitiv për nxitjen e projekteve të tilla brenda institucionit tonë.
  • Znj. Ingrit Shuli, Përgjegjëse e Departamentit të Kontabilitetit, falenderoi kompaninë Bilanc shpk., stafin administrativ që ka ndihmuar në procesin e ndërtimit të laboratorit të ri.

Laboratori është i pajisur me teknologjinë moderne dhe infrastrukturën e nevojshme laboratorike me qëllim ushtrimin praktik direkt nga teoria, kryesisht për kontabilitetin:

  • Programi Bilanc bën të mundur vënien në zbatim të njohurive  teorike duke i aplikuar në praktike nëpërmjet krijimit të nje ndermarrje ne versionin demo.
  • Ata avancojnë në njohuritë lidhur me ndërtimin e një sistemi të kompjuterizuar të kontabilteitit dhe me procesin e personalizimit dhe funksionimit të sistemeve të kompjuterizuara në kontabilitet.
  • Programi bilanc arrin të përgatise student në një nivel të përshtatshëm për tregun e punës, nëpërmjet aplikimit të njohurive në kushtet e përdorimit të një softueri kontabiliteti të prodhuar në Shqipëri.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.