Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës jemi njoftuar se ata kanë hapur thirrjen për aplikim për programin Global UGrad 2024-2025.
Programi i Shkëmbimit Global Undergraduate (Global UGRAD) ofron bursë për një semestër studime akademike në një kolegj ose universitet amerikan, por që nuk përfundon me diplomim.
Global UGRAD është një program i Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara i cili u jep mundësi studentëve për të për të studiuar në Shtetet e Bashkuara. Aplikantët e përzgjedhur do të kenë një mundësi të njihen në shoqërinë, kulturën dhe institucionet akademike të SHBA dhe të rrisin aftësitë e tyre profesionale.
Afati i aplikimit është data 15 dhjetor 2023.
Kriteret e aplikimit:
Progami Global UGRAD është i hapur për këdo që:
- Është qytetar shqiptar, mbi 18 vjeç, dhe studion në Shqipëri;
- Është regjistruar si student me kohë të plotë në progame studimi Bachelor të akredituara dhe ka përfunduar të paktën një semester;
- Student në vitin e parë Bachelor ose ka edhe një vit akademik për të përfunduar studimet Bachelor në universitetin e tyre në Shqipëri pas kthimit nga programi Global UGRAD;
- Shfaq potencial për aftësi lidershipi nëpërmjet arritjeve akademike, punës në komunitet, dhe aktiviteteve jashtëshkollore;
- Ka aftësi të mira në të folur dhe në shkrim në gjuhën angleze (për disa finalistë mund të ofrohet edhe një kurs gjuhe);
- Plotësojnë kriteret e përfitimit të vizës së shkëmbimit J-1 dhe ruajtjes së statusit të saj sipas kërkesavë të programit.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë online 2024 Global UGRAD online application!