13.jpeg

Në datë 20.12.2023 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe Procredit Bank. Të pranishëm në aktivitetin e organizuar ishin Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, Znj. Belma Lushi, përfaqësues nga dekanati, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Ekonomisë.

Në fjalën e tij, Prof.Dr. Dhori Kule shprehu rëndësinë e formalizimit të këtij bashkëpunimi i cili në thelb konsiston në linjën e bashkëpunimit të stafit akademik dhe me prioritet studentët. Sistemi bankar është një nga sistemet më të preferuara për studentët tanë ku njohuritë që marrin në shkollë, i zbatojnë edhe në sektor të ekonomisë.

Znj. Belma Lushi,  përfaqësuese e ProCredit Bank, shprehu mirënjohje dhe falenderime  për Fakultetin e Ekonomisë si një ish studente. Fakulteti i Ekonomisë të jep mundësinë për të ecur përpara dhe për t’u rritur në profesion. Pikërisht ky është qëllimi kryesor, i përbashkët midis FEUT dhe bankës sonë, t’i vij në ndihmë studentit me internship-e dhe rekrutime dhe të shkëmbej ide me pedagogët. Kjo duket më së miri në faktin se rekrutimet kryesore, Procredit Bank dëshiron të kryej me studentët e fakultetit.

Duke uruar festat e fundvitit, Dekani mbylli takimin, duke besuar në ecurinë e këtij bashkëpunimi sa më të frytshëm me fokus intershipe-t të cilat do të shërbejnë në favor të studentëve tanë për rritjen e tyre profesionale.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.