WhatsApp_Image_2023-12-22_at_10.09.40_AM.jpeg

Të dashur studentë,

Të nderuar kolegë,

Të nderuar punonjës të Fakultetit të Ekonomisë,

Ndërsa i afrohemi fundit të këtij viti, më lejoni të falenderoj gjithsecilin prej jush, për kontributin e çmuar që keni dhënë në realizimin e veprimtarisë së FEUT-së dhe mbetem me besimin, që e ardhmja do jetë më e mirë dhe me më shumë suksese në përmbushje të misionit që arsimi i lartë ka.

 Uroj që viti që po pret në prag, të na japë më shumë zemër për të ndjekur ëndrrat,më shumë mirësi për të lënë pas një botë të denjë, më shumë dashuri për veten dhe për të tjerët, 

Festa të gëzuara, paqe, shëndet dhe mirësi në familjet tuaja!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.