9.jpeg

Në datë 27 Dhjetor, Fakulteti i Ekonomisë-UT, organizoi në ambjentet e hollit të katit të parë, festën e fundvitit për të gjithë fëmijët e stafeve të FE-UT. Buzëqeshja, çiltërsia dhe atmosfera që femijët krijuan duke luajtur me njëri tjetrin por dhe me personazhet e animuar si Borbardha, Mickey Mouse dhe Elsa (frozen), krijuan një atmosferë tejet festive dhe të veçantë për të gjithë. Dekani i Fakultetit Prof.Dr.Dhori Kule, në emër të studentëve dhe stafit, uroi shëndet dhe mbarësi për vitin e Ri 2024. Në këtë aktivitet morën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Rektoria e Universitetit "Alksandër Moisiu"- Durrës Prof. Dr. Kseanela Sotirofskin. Në fund të aktivitetit për të gjithë fëmijët u shpërndanë pakot me dhurata.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.