Në kuadër të projektit “Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation (GreenWB)”, i financuar nga Bashkimi Evropian, si pjesë e programit Erasmus+, në datën 11 janar 2024, u zhvillua workshop-i WP2 D2.1 HEInnovative Self-Assessment. Ky projekt zbatohet në përputhje me objektivat e BE-së dhe të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor 2050, për një të ardhme të neutralitetit klimatik dhe qëndrueshmërisë mjedisore.
Ky workshop u zhvillua në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës me të pranishëm përfaqësues nga Universiteti i Tiranës, i cili është edhe lideri i projektit, si dhe përfaqësues të partnerëve të projektit nga Universiteti Epoka, Universiteti Europian i Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës, Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara FH Joanneum, Graz, Austri, Universiteti i Vasës në Finlandë dhe Universiteti Ss. Cyril dhe Methodius në Maqedoninë e Veriut.
Në Workshop-in D2.1 HEInnovative Self-Assessment, synimi ishte të identifikoheshin pikat e forta e të dobëta të IAL-ve në lëmin sipërmarrës dhe inovativ si dhe mundësitë për përmirësim. Në këtë workshop u nënvizuan hapat konkrete të nevojshme për përmirësim të inovacionit. Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime frytdhënëse të cilat ndihmuan në kuptimin dhe vlerësimin e saktë të kapaciteteve dhe mundësive. Në këtë takim si pjesë e axhendës, ishin edhe prezantimet e paketave të punës Work Packages 5, 6 dhe 7 nga partnerët e projektit.