Prof._Pasko_Vako.jpgProf._Pasko_Vako_Libri_SES.jpg

 

Të nderuar studentë, kolegë dhe kërkues shkencor!

Kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e mirë që ish pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës, Pasko Vako, megjithëse në moshën 90 vjeçare vazhdon të punoj intensivisht në fushën e statistikës, fushë të cilës ai i ka kushtuar gjithë jetën e tij kërkimore shkencore.

Profesor Pasko, gjithnjë ka qenë një studiues i përkushtuar që mbart mbi vete respektin e madh, jo vetëm të ish kolegëve dhe ish studentëve të tij, por edhe të të gjithë atyre kërkuesve shkencor me të cilët ka bashkëpunuar.

Edhe pse në moshën 90 vjeçare ai ka energji për të punuar dhe vazhdon të kontribuojë në fushën e metodologjisë shkencore të treguesve statistikor bashkëkohor, gjë që e tregon edhe botimi i këtij libri.

Këto ditë ai nxori në qarkullim librin “Statistika Ekonomike dhe Sociale”. Në këtë libër trajtohen metodat dhe teknikat statistikore për sistemin e llogarive kombëtare, për llogaritjen e prodhimit të brendshëm bruto dhe krahasimet ndërkombëtare, treguesit e statistikës demografike dhe të punës, të pasurisë kombëtare, të shkencës dhe inovacionit, të nivelit të jetesës, të statistikave financiare dhe bankare si dhe modelimi dhe prognozimi i këtyre treguesve.

Në emër të stafit dhe studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës, i uroj Profesor Pasko Vakos jetë të gjatë, shëndet dhe sa më shumë energji për të kontribuar në kërkimin shkencor.

Dekani

Prof. Dr. Dhori Kule

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.