Për arsye të masave të marra nga Policia e Shtetit për bllokimin e rrugëve, në zonën ku ndodhet godina e FEUT, për shkak të zhvillimit të Samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi i Fakultetit të Ekonomisë UT, se dita e Mërkurë dhe e Enjte datë 28 dhe 29 Shkurt 2024 do të jenë pushim dhe do të zëvendësohen në ditë të tjera.