Kursi intensiv “Agjenda e klimës dhe financave të gjelbra në BE" ofrohet nga Fakultetit i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në kuadër të fushës së veprimit Jean Monnet Module të programit Erasmus+. Programi i kursit do të kombinojë njohuritë mbi Ndryshimet Klimatike, Tregjet e Energjisë dhe Qëndrueshmërinë Financiare, duke adresuar njëkohësisht çështje specifike të politikave kombëtare të zhvilluara në përputhje me agjendën e BE-së për Klimën, Energjinë dhe Financat e Gjelbra.

Studentët e interesuar për të marrë pjesë në kursin intensiv duhet të regjistrohen në link-un bashkëlidhur deri në datën 02 Prill 2024.

Klikoni për të aplikuar

Në përfundim të kursit "Agjenda e klimës dhe financave të gjelbra në BE" pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje e lëshuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ky kurs intensiv do të ofrohet pa pagesë për pjesëmarrësit.

Seksioni informues për përmbajtjen e kursit intensiv do të zhvillohet në datën 28 Mars dhe 29 Mars 2024 në orën 12:30 pranë sallës B502.

*The European Commission's support for the production of this publication does not constitute an endorsement of the contents, which reflect the views only of the authors, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.