Fakulteti i Ekonomisë ka krijuar një traditë shumëvjeçare të suksesshme të organizimit të Shkollave Verore ose Dimërore për çdo vit akademik, ku për shembull gjatë viteve të fundit është organizuar një shkollë e tillë në Prizren dhe Valbonë, për vitin akademik 2022-2023, ndërsa për vitin akademik 2023-2024 është organizuar Shkollë Dimërore në Dubrovnik. Pjesëmarrja në këto aktivitete ka inkurajuar shkëmbimin e ideve dhe përvojave duke ndihmuar studentët tanë të zhvillojnë aftësitë analitike, kritike dhe menaxheriale.

 

Kjo traditë e cila krijon një ambient të frytshëm për zhvillimin e njohurive dhe aftësive do të vazhdojë dhe në vitin akademik 2024-2025, për të cilët studentët do të marrin njoftimin përkatës. Përveç aktiviteteve të Fakultetit, studentët mund të jenë pjesëmarrës dhe në aktivitete të ngjashme si Shkolla Verore e organizuar nga ASECU (Shoqata e Universiteteve Ekonomike të Evropës Jugore dhe Lindore) në periudhën 1 – 7 Shtator 2024. Për më shumë informacion, referojuni linkut: https://feut.edu.al/studentet/organizime-studentore/191-te-tjera/2433-thirrje-per-organizimin-e-shkolles-verore-per-studentet-nga-asecu-ne-universitetin-e-vlores-ismail-qemali

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.