Nën kujdesin e Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule dhe në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë e Rinisë, Bashkia Tiranë nxënës të gjimnazeve "Sami Frashëri", "Ismail Qemali", "Partizani" "Aleks Buda" dhe "Sandër Prosi", vizituan Fakultetin e Ekonomisë, Universitetit të Tiranës.
Nxënësit u mirëpritën nga Zëvendës Dekanët dhe stafi akademik i Fakultetit ku u shoqëruan për të vizituar ambjentet e auditorëve dhe laboratorëve. Vizita vazhdoi në hapësirat e Departamenteve, ku u prezantuan me pedagogët dhe lëndët që zhvillohen.
Studentët vizituan gjithashtu ambientet e bibliotekës së Fakultetit të Ekonomisë dhe u pritën në godinës "Liria", ku një panel pedagogësh të Fakultetit, i informuan në lidhje me kurrikulat, kuotat, kriteret e pranimit, impaktin e fakultetit me tregun e punës, rrugëtimin profesional të studentëve.
Vizita u mbyll me një sesion i pyetjeve dhe përgjigjeve, ku u adresuan çështje më specifike nga ana e stafit akademik dhe u ftuan të gjithë nxënësit e interesuar të përfshijnë në preferencat e tyre gjatë fazës së aplikimit për studimet universitare degët e ofruara në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Foto nga aktiviteti dhe stafeve akademike sipas departamenteve.