WhatsApp_Image_2024-05-03_at_10.52.08_AM.jpeg

Në kuadër të marrëdhënieve me sipëmarrjen, të promovuar dhe në Panairin e Punës që u zhvillua në FEUT në datën 23 Prill 2024, u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi midis Fakultetit të Ekonomisë dhe Grupit Gjonaj (GGH). Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Dekani i FE, Prof. Dr. Dhori Kule, Kryetari i Bordit të GGH, Z. Marin Gjonaj, anëtarë të dekanatit, pedagogë, studentë dhë përfaqësues të grupit Gjonaj.

Në fjalën e hapjes, Prof. Dr. Dhori Kule shprehu rëndësinë e kësaj marrëveshje si një shembull i mirë i urave të bashkëpunimit me sektorin privat. Ndër të tjera, ai theksoi se kjo marrëdhënie do t’ju shërbejë studentëve që të afrohen më shumë me tregun e punës dhe të kualifikohen në vijimësi, nëpërmjet përfshirjes në praktika, vizita studimore dhe mundësi të tjera punësimi.

Kryetari i Bordit të GGH, Z. Marin Gjonaj shprehu impaktin e nënshkrimit të marrëveshjes, si dhe ftoi të gjithë studentët të jenë pjesë e trajnimeve që do të realizohen në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë.

Në vijimësi të ceremonisë, Z. Gjonaj zhvilloi një leksion të hapur me studentë të gjithë profileve, lidhur me tregun e punës dhe angazhimin e të studentëve në këtë treg. Ai theksoi rëndësinë e njohjes së tregut, angazhimit në trajnime dhe stazhe profesionale.

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.