Komisioni i Zgjedhjeve i Fakultetit të Ekonomisë, në kuadër të zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Tiranës, me Vendim Nr.1 datë 12/05/2024 hap procesin e vetkandidimit për Dekan (drejtues i njësisë kryesore) dhe Përgjegjës Departamenti (drejtues i njësisë bazë). Procesi hapet në zbatim të Vendimit të KIZ nr 45. datë 10/05/2024
Regjistrimet dhe dorëzimi i dokumentacionit të kërkuar do të kryhen pranë Sekretares së KZF tek Zyra e procesit mësimor në Fakultetin e Ekonomisë. Regjistrimet dhe dërgimi i dokumentacionit mund të kryhet edhe elektronikisht në adresën elektronike Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Kandidatët mund të regjistrohen nga ora 8.00 - 16.00 në datat 13 Maj, 14 Maj, 15 Maj, 16 Maj dhe 17 Maj
Dokumentacioni i Kërkuar nga aplikantët për Dekan është:
1 - Fletë Aplikimi për Dekan shoqëruar me (i) Dokument identifikimi (fotokopje), (ii) Diploma e Gradës shkencore/Titulli Akademik (fotokopje, e noterizuar vetëm për kandidatët që vijnë jashtë UT-së), (iii) Vërtetimi i vendit të punës (iv) CV personale
2- Formular Vetëdeklarimi në zbatim të Rregullores "Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet Drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”
Dokumentacioni i Kërkuar nga aplikantët për Përgjegjës Departamenti është:
1 - Fletë Aplikim për Përgjegjës Departamenti shoqëruar me (i) Dokument identifikimi (fotokopje), (ii) Diploma e Gradës shkencore/Titulli Akademik (fotokopje), (iii) Vërtetimi i vendit të punës (iv) CV personale
2- Formular Vetëdeklarimi në zbatim të Rregullores "Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet Drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”
Klikoni për më tepër: