Young1_1.jpg

Më datë 8 Maj Departamenti i Manaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës zhvilloi kompeticionin “Young Innovators 2024”, në kuadër të përmbylljes së lëndës së Inovacionit.

Për zhvillimin e këtij aktiviteti u angazhuan 414 studentë të vitit të tretë Bachelor në Degët e Administrim Biznesit dhe Informatikës Ekonomike, të cilët në mentorimin e të gjithë pedagogëve të lëndës krijuan dhe prezantuan 120 ide, 13 prej të cilave u përzgjodhën për t’u prezantuar në këtë kompeticion. Ky aktivitet gëzon një traditë disavjecare dhe zhvillohet në mbështetje të vecantë të Dekanit të Fakultetit të Ekonomisë, Prof.Dr. Dhori Kule.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin më shumë se 300 studentë, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Asoc. Dr Bernard Dosti, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë Z. Neritan Mullaj, Zv. Dekanë të Fakultetit Ekonomik, Përgjegjëse e Departamentit të Manaxhimit dhe  pedagogë të Departamentit të Menaxhimit, si edhe përfaqësues nga bizneset dhe institucione të tjera.

Eventi u hap nga Dr. Nertila Busho, lektore e lëndës së Inovacionit, e cila shprehu falenderimet e vecanta për të gjithë aktorët dhe mbështetësit e këtij aktiviteti dhe vecanërisht inkurajoi studentët, të vijojnë të jenë një frymëzim në bizneset dhe institucionet ku do të punojnë, në të njëjtën mënyrë sic ata ishin përgjatë aktivizimit të tyre edhe në trajtimin e ideve novatore në lëndën e Inovacionit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv. Rektori i Universitetit të Tiranës,  Prof. Asoc. Dr.  Bernard Dosti theksoi rëndësinë e startup-eve për zhvillimin e tregut të punës dhe ekonominë e vendit, dukë shënuar rolin e rëndësishëm që ka Fakulteti i Ekonomisë në zhvillimin dhe nxitjen e sipërmarrjeve të reja.

 Z. Neritan Mullaj, Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë që ka zhvillimi i ideve innovative për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri, duke ofruar mbështetjen e plotë institucionale për Fakultetin e Ekonomisë dhe studentët, për të vijuar më tej përpjekjet në përdorimin e teknologjisë si një mjet për vënien në jetë të ideve innovative. 

Të 13 grupet finaliste, nën moderimin e pedagoges Znj. Megi Çali, prezantuan punën e tyre përpara një paneli vlerësues profesionistësh të përbërë nga:

Znj. Etleva Leskaj, Përgjegjëse e Departamentit të Manaxhimit Fakulteti Ekonomik Universiteti i Tiranës.

Z. Altin Gjikaj, Anëtar i Bordit Drejtues dhe Drejtues i Divizionit të Informacionit pranë OTP bank.

Znj. Ledina Ferhati, Menaxhere e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit të Korporatës One Albania.

Z. Marin Pahija, CEO i Brotech Brands.

Z. Edi Gore, Përfaqësues i Grupit Balfin.

Z. Arlind Haxhijaj, Bashkëthemelues i “Coolab Tirana”.

Pas shpërndarjes së certifikatave për të gjithë studentët e grupeve finaliste, juria e kryesuar nga Prof. Asoc. Dr. Etleva Leksaj, e cila fillimisht përgëzoi idetë e studentëve, së bashku me anëtarët e tjerë, shpalli 3 grupet fituese si më poshtë:

Vendi i parë shkoi për idenë: “Melodi Shqiptare”, të realizuar nga studentët: Rejana Avdiaj, Sonila Palushi dhe Trendafle Gashi.

Vendi i dytë shkoi për idenë “Espoir”, të realizuar nga studentët: Arsela Cukaj, Fjorentina Shimplaku, Vilma Xhaferri, Jorgen Peka dhe Marjo Derveni.

Vendi i tretë shkoi për idenë “INTEGRACHAT”, të realizuar nga studentët: Erik Çalaj, Alger Qesari, Elda Halili dhe Kismete Guri.

Cmimet u mundësuan me mbështetjen e kompanive: One Albania; OTP Bank; Balfin Group; FM Reklama; Banka Kombëtare Tregtare dhe Brotech Brands.

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.