WhatsApp_Image_2024-05-24_at_12.04.13_PM.jpeg

Ditën e Enjte, datë 23.05.2024, Fakulteti i Ekonomisë dhe Kastrati Group nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre. Pjesëmarrës më këtë aktivitet ishin Dekani i FE, Prof. Dr. Dhori Kule, Drejtoresha e Marketing dhe Marrëdhënie Publike të Kastrati Group, Znj. Ornela Bego, anëtarë të dekanatit, studentë dhe përfaqësues të Kastrati Group.

Në fjalën e tij, Prof. Dr. Dhori Kule shprehu rëndësinë e bashkëpunimit, duke theksuar se kjo marrëveshje do të ofrojë mundësi të shumta për studentët si punësim, internship-e dhe bursa, si dhe ky parternitet do të krijojë një urë midis njohurive që studentët marrin në auditoret e Fakultetit të Ekonomisë dhe praktikës, duke i përgatitur ato për sfidat e tregut të punës.

Nga ana tjetër, Znj. Ornela Bego u shpreh se Kastrati Group është e angazhuar në zhvillimin e Burimeve Njerëzore, si një investim shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë dhe vendit tonë. Gjithashtu, ndër të tjera, ajo shtoi se kjo marrëveshje do të hapë dyert për të studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe stafin akademik për kërkim shkencor dhe projekte inovative.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit strategjik të botës akademike me sektorin privat, duke hapur horizonte të reja për studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe duke kontribuar në zhvillimin e tyre.

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.