WhatsApp_Image_2024-06-11_at_11.50.46.jpeg
 
Në datën 10 qershor 2024,  në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis AKSHI dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit të Tiranës, u organizua  nje takim me studentët e Masterave Shkencore të degës IE. Në takim bashkë me përfaqësuesit e AKSHI-t,  ishin dhe profesorë të Departamentit SIZ, Prof. Dr. Kozeta Sevrani, Prof. Dr. Nevila Baci, Prof. Asoc. Dr. Kreshnik Vukatana dhe Msc.Xhulio Mitre.  Takimi kishte qellim qe të paraqise punën dhe arritjet e AKSHI ndaj studentëve të masterit, në një komunikim të drejtpërdrejtë dhe interesant ku  u trajtuan dhe prezantuan projekte të rëndësishme të AKSHI-t, lidhur me: 
 Inteligjencën Artificiale, që tashmë ka mundësuar suksesin e Asistentit Virtual të e-Albania dhe që do të shtrihet në fusha të tjera si prokurime, shëndetësi, arsim, financë e siguri publike;
* Smart Cities që do ta kthejë mbarë Shqipërinë në një vend të zhvilluar teknologjik, në të gjithë territorin e saj;
* Investimet në e-Qeverisje dhe Teknologji Informacioni e Komunikimi; 
* Sigurinë Kibernetike dhe fokusin e shtuar në rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e vendit në këtë drejtim.
 
Në takim , u theksua edhe një herë rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe të rinjve që duan të kontribuojnë në avancimin dhe ndërtimin e një Shqipërie digjitale, të aksesueshme dhe në dobi të qytetarëve të saj.
 
Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.