Të nderuar kolegë, të dashur studentë të FEUT!
Ju përcjell falenderime të përzemërta për realizimin me sukses të procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në fakultetin tonë. Kultura, përgjegjësia dhe korrektësia e treguar në këtë proces shumë të rëndësishëm për vazhdimësinë pozitive dhe kryerjen e misionit që kemi ndaj shoqërisë, është një mesazh shumë i rëndësishëm pozitiv jo vetëm për kolektivin tonë por për gjithë shoqërinë shqiptare pasi universitetet e kanë edhe këtë mision dhe detyrim.
Falenderime për komisionin e zgjedhjeve të fakultetit dhe komisionet e qendrave të votimit për korrektesën maksimale në zbatimin e rregullores së zgjedhjeve.
Urimet më të mira dhe Suksese të gjithë të zgjedhurve që merituan besimin e kolektivit (pedagogë, studentë): Dekanit, Përgjegjësave të Departamenteve dhe Senatorëve të fakultetit tonë.
Ndihem krenar për të gjithë ju që i keni dhënë e do të vazhdoni ti jepni Fakultetit tonë vendin e Nderit në Arsimin e Lartë në Shqipëri.
Me respekt Dhori Kule!