Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës organizon Konferencën Ndërkombëtare me temë “International Conference on Economy, Business, Innovation and Technology: Transforming Economy and Business through Innovation and Digital Solutions - ICEBIT 2024". Konferenca do të zhvillohet në datat 13 - 14 Dhjetor 2024, në Tiranë.

Qëllimi i konferencës është të ofrojë një platformë për akademikë, kërkues dhe profesionistë për të eksploruar se si inovacioni dhe teknologjitë dixhitale, veçanërisht inteligjenca artificiale, po transformojnë ekonominë dhe sektorët e biznesit. Ajo synon të trajtojë sfidat aktuale, të propozojë zgjidhje dhe të nxisë bashkëpunimin mes aktorëve për të avancuar praktikat ekonomike përmes zgjidhjeve innovative dhe teknologjike.

Ftojmë pedagogë, kërkues shkencorë, shkencëtarë, studentë, sipërmarrës, profesionistë të industrisë dhe vendimmarrës të marrin pjesë në konferencën ICEBIT 2024, duke paraqitur punimet e tyre mbi temat e konferencës dhe tema më të gjera në ekonominë e zhvillimit. Konferenca ofron mundësinë e prezantimit të punimeve si dhe përfshirjen në diskutime që  kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e Konferencës Ndërkombëtare ICEBIT 2024.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.