Data Provimesh për Studentët e Vitit të fundit të Studimeve, 03-09 Tetor!

Pas shqyrtimit të kërkesave të shumta të ardhura nga studentët e vitit të fundit të studimeve, do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti për dy ciklet e studimeve, Bachelor dhe Master.

Për nivelin Bachelor, provimet do të zhvillohen në datat 3, 4, 7, 8, 9 Tetor për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti kanë të drejtë të shlyejnë deri në 3 (tre) provime.

Për nivelin Master, provimet do të zhvillohen në datat 10, 11 dhe 14 Tetor, për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti kanë të drejtë të shlyejnë deri në 2 (dy) provime.

Për pjesëmarrjen në provimet e datave 03-14 Tetor është i detyrueshëm regjistrimi paraprak në linqet e mëposhtëm!

Ju lutemi, plotësoni me kujdes fushat e kërkuara! Regjistrimi kryhet vetëm një herë.

Afati për regjistrimin në provime është deri 24 orë përpara provimit.

Klikoni për të regjistruar provimet:

Regjistrim për provimet e datave 3, 4, 7, 8, 9 Tetor 2024, Bachelor

Regjistrim për provimet e datave 10, 11, 14 Tetor 2024, Master

Oraret dhe sallat do të publikohen tek seksion Provime, mbrojtje Diplomash, orare dhe salla, në faqen zyrtare të fakultetit.

Mbrojtja e diplomave për Bachelor do të zhvillohet në datën 14 Tetor 2024.

Mbrojtja e diplomave për Master do të zhvillohet në datën 18 Tetor 2024.

 *Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.

Suksese!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.