Të dashur studentë!

Të nderuar kolegë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Të respektuar punonjës të stafit ndihmës akademik dhe administrativ në fakultet!

Më lejoni që në këtë ditë që shënon nisjen e Vitit të Ri akademik, të shpreh Urimet e mia në cilësinë e Dekanit të këtij fakulteti.

Urimi i parë është për maturantët që ja kanë besuar Fakultetit të Ekonomisë formimin e tyre. Ne jemi të bindur dhe të lumtur që marrim më të mirët e maturantëve në të gjithë Shqipërinë.

Por edhe ju duhet të ndiheni të tillë, se këtu do të gjeni stafin akademik më të mirë në sistemin universitar të Shqipërisë. Vetëm, kaq, sigurisht nuk mjafton, por është garanci për suksesin Tuaj.

Them nuk mjafton, se udhëtimi që nis sot kërkon përkushtim, seriozitet, qëndrueshmëri nga Ju, të dashur studentë, nga ne dhe nga i gjithë stafi i Fakultetit të Ekonomisë. Studentët e diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, gjenden jo vetëm në të gjithë institucionet ekonomike dhe financiare, më të mira publike dhe private në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, por janë dhe drejtuesit e shumicës prej tyre.

Ky fakt është garancia më e mirë edhe për të gjithë JU.

Për të gjashtin vit rradhazi në Fakultetin tonë, zhvillojmë mësimin në gjuhën angleze. Një numër i madh studentësh dhe profesorësh kanë përfituar nga programet e shkëmbimit Erasmus+, ndërsa Fakulteti ka pritur po ashtu një numër të konsiderueshëm studentësh dhe profesorësh nga Universitetet homologe të Evropës.

Suksese në këtë vit akademik, në Fakultetin ku do të gjeni kurrikulat më të mira, infrastrukturën më cilësore dhe një mjedis motivues.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.