Të dashur Maturantë!

  • Këtu do të gjeni listat e përditësuara të fituesve të aplikimeve gjatë raundit të tretë, pas rregjistrimeve të sotme. Fituesit do të paraqiten pranë Fakultetit të Ekonomisë për të kryer rregjistrimin në datën 15 Tetor, ora 9.00 – 16.00.
  • Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe! Edhe ju jeni fitues sepse sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Kuota të lira sipas degëve janë: Administrim Biznes - 20 Kuota, Ekonomiks - 20 Kuota, Financë - 10 Kuota, Informatikë Ekonomike - 3 Kuota.
  • Ftojmë  të  gjithë  maturantët të vazhdojnë të aplikojnë në datat 15-16 Tetor, të cilët janë pjesë  e portalit U-Albania ku rezultojnë të pa regjistruar në asnjë  program studimi, kanë të drejtën e regjistrimit në një nga degët me kuota të lira në Fakultetin e Ekonomisë.
  • Kandidatët duhet të marrin me vete diplomën/certifikatën e shkollës së mesme të shkarkuar nga portali e-albania ose dokumentin origjinal. Formulari i kërkesës i vendoset në dispozicion aplikantit kur paraqitet pranë posteve të regjistrimit në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, pranë zyrës së informacionit.

Dega Administrim Biznesi

Dega Ekonomiks

Dega Financë

Dega Informatikë Ekonomike

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.