Pas shqyrtimit të kërkesave të përcjella zyrtarisht nga studentët dhe nga ana e studentit senator të FE, do të zhvillohen provime për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti për ciklin e studimeve, Bachelor.
Provimet do të zhvillohen në datë 21 Tetor për studentët e vitit të fundit të studimeve dhe përsëritës të këtij viti që kanë 1 (një ) provim të pashlyer.

Për pjesëmarrjen në provimin e datës 21 Tetor është i detyrueshëm regjistrimi paraprak në linkun e mëposhtëm!
Mbrojtja e praktikave për Bachelor do të zhvillohet në datën 23.10.2024.
Mbrojtja e diplomave për Bachelor do të zhvillohet në datën 24.10.2024.
Ju lutemi, plotësoni me kujdes fushat e kërkuara! Regjistrimi kryhet vetëm një herë.
Orare dhe sallat në të cilat do të zhvillohen provimet do të afishohen në vijim.


Suksese!
Klikoni për të regjistruar provimet:
Regjistrim për provimin e datës 21 Tetor 2024, Bachelor

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.