Më datat 7 dhe 8 nëntor, në kuadër të projektit bilateral Kosovë-Shqipëri "Edukimi dhe Manaxhimi i Energjisë në Kampuset Universitare", i mundësuar nga AKKSHI (Agjencia Kombëtaree Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit), pranë Fakultetit të Ekonomisë u organizuan dy workshop-e ndërmjet përfaqësuesve të Universitetit të Prishtinës - Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike(FIM) të drejtuar nga kordinatori Prof.Ramë Likaj dheUniversitetit të Tiranës - Fakulteti i Ekonomisë të drejtuar nga kordinatori Prof. Shyqyri Llaci. Ky projekt synon të përforcojë bashkëpunimin akademik në fushën e manaxhimit të energjisë dhe eficiencës energjitike, me fokus të veçantë në kampuset universitare.

Gjatë workshop-eve, u prezantua analiza e matjes së eficiencës energjitike në Ndërtesën e Fakultetit Teknik, FIM nëUniversitetin e Prishtinës. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e masave për optimizimin e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme, duke përfshirë investime të mundshme dhe projekte të ndryshme që mund të zhvillohen në të ardhmen. Ky bashkëpunim synon të ndihmojë universitetet të përmirësojnë përdorimin e energjisë dhe të rrisin ndërgjegjësimin përqëndrueshmërinë energjetike nëpërmjet projekteve konkrete dhe bashkëpunimeve të reja.

Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të gjelbër për institucionet akademike dhe komunitetet që ato përfaqësojnë, duke krijuar një model të qëndrueshëm dhe të avancuar për manaxhimin e energjisë në kampuset universitare të Kosovës dhe Shqipërisë. Në përfundim, u diskutua gatishmëria e dy institucioneve për projekte të përbashkëta dhe bashkëpunime në të ardhmen.

Foto nga Aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.