Më datë 16/01/2025 në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së bursave për studentët më të mirë të disa programeve Master. Të pranishëm në aktivitet ishin Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit të Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, President i Grupit Balfin, Z. Samir Mane, anëtarët e Dekanatit, përfaqësues të lartë të “Mane Foundation” dhe studentët të Fakultetit të Ekonomisë.
Përfitues të këtyre bursave janë gjashtë studentët më të mirë në programin Master Shkencor në Ekonomiks, Master Shkencor në Siguri Informacioni, Master Shkencor në Financë dhe Master Shkencor në Menaxhim Turizëm.
Në fjalën e tij Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti u shpreh se marrëveshja midis Fakultetit të Ekonomisë, UT dhe “Balfin Group” ka rezultuar e suksesshme në mbështetje të studentëve dhe të infrastrukturës me disalaboratorë të përfunduar në funksion të veprimtarive akademike. Ai gjithashtu shprehu besimin e plotë që ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetje të studentëve.
Nga ana e tij, Z. Samir Mane foli për rëndësinë e marrëveshjeve të tilla, të cilat kombinojnë njohuritë akademike me eksperiencën praktike që ofron “Balfin Group” përmes laboratorëve dhe mbështetjes së start-up-eve. Ai theksoi sebursat janë një shembull konkret i angazhimit të “Balfin Group” dhe “Mane Foundation” për të mbështetur studentët e talentuar.
Një përqindje e lartë e të punësuarve në “Balfin Group” dhe “Mane Foundation” janë të diplomuar pranë Fakultetit të Ekonomisë.