Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përcjell informacionin mbi bursat e Landit të Bavarisë për gjuhën gjermane.
Bursat përfshijnë tarifat e shkollimit, akomodimin dhe vaktet. Studentët dhe akademikët e rinj të të gjitha disiplinave me aftësi të gjuhës gjermane të paktën të nivelit B1 nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Ukraina mund të aplikojnë për bursat BAYHOST.
Në momentin e aplikimit studentët duhet të kenë përfunduar të paktën dy semestra të plotë në një institucion të arsimit të lartë dhe të kenë rezultate akademike të kënaqshme.
Informacione të mëtejshme në lidhje me kurset dhe procesin e aplikimit janë në dispozicion në faqen e tyre të internetit BAYHOST:
https://www.uni-regensburg.de/bayhost/english-1/bayhost/english/scholarships/language-courses-in-bavaria/index.html
Afati për aplikim është data 23 mars 2025.