Në auditoret e FEUT , më datë 19 Shkurt 2025  është zhvilliuar aktiviteti informues me studentët e vitit të tretë Bachelor, Junior Up 4.0.
Qëllimi i aktivitetit ishte informimi  mbi mundësinë e aplikimeve të thirrjeve të hapura për Junior UP 4.0. 
Në këtë aktivitet, përfaqësues nga Junior Achievement Albania paraqitën mundësitë që u jepen studentëve nëpërmjet këtij programi për të transformuar idetë e tyre në një sipërmarrje të suksesshme dhe për t’u bërë pjesë e një rrugëtimi frymëzues.
Studentët u informuan se Junior UP nuk është thjesht një program inkubimi dhe akselerimi, por është një mundësi për të sfiduar veten, për të eksperimentuar me idetë e tyre për t’i transformuar ato në biznese të suksesshme.
Aktivitieti vijoi me pyetje nga studentët për informacione shtesë për procesin e aplikimit dhe rrugëtimin drejt kësaj eksperience.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2025 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.